Muaji i Ramazanit tashmë ka mbërritur, shkruan OnAir.
Ky muaj sërisht vjen në një situatë mjaft të vështirë duke qenë se shumë persona janë tashmë të infektuar nga virusi COVID19 ose e kanë kaluar. Ndonëse mund ta kenë kaluar, sërisht ekziston dilema nëse duhet të agjërojnë ose jo.
Sipas rregullave të islamit personat me sëmundje nuk e kanë obligim agjërimin. Shefqet Krasniqi, i ftuar në emisionin “Ndrrimi i natës” tregon se ata persona të cilët e kanë kaluar virusin pa e ndjerë duhet të agjerojnë. Kjo gjë nuk vlen për ata persona të cilët kanë mbetur me pasoja nga ky virus ose kanë nevojë për terapi, atëherë ata nuk e kanë të detyrueshëm agjerimin.