Bullizmi është një fenomen mjaft shqetësues në shoqërinë në të cilën jetojmë, shkruan OnAir.
Ky fenomen po prek një përqindje gjithnjë e në rritje të fëmijëve, por edhe jo vetëm. Duket se fëmijët të cilët bien pre e bullizmit pësojnë trauma të formave të ndryshme. Gjithashtu ata shpesh herë kanë tendencën që ta fshehin se diçka e tillë po u ndodh.
Pavarësisht kësaj janë disa shenja të cilat në një mënyrë ose tjetrën ata i shfaqin. Disa prej këtyre janë ankthi, mbyllja në vetvete, ulje e nivelit akademik, ndryshimi i rutinës etj.
Dallimi i këtyre shenjave mundëson që fëmijët të marrin ndihmën e nevojshme në situata të tilla.
Gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm e luajnë edhe institucionet arsimare të cilat duhet ti kushtojnë një rëndësi më të madhe procesit edukativ. Gjithashtu edhe prindërit duhet të kenë një komunikim më të afërt me fëmijët e tyre.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: