Muajve të fundit është raportuar për një numër të madh të aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës, aksidente që kanë humbur jetën shumë njerëz, dhe me demë materiale të konsiderueshme, shkruan OnAir
Sipas një prononcimi të dhënë nga Policia e Kosovës për OnAir gjatë vitit 2018 janë shqiptuar gjithsej 400095 kundërvajtje në trafikun rrugor: 6485 shoferëve, ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik,170400 kundërvajtje, për tejkalim të shpejtësisë,1824 kundërvajtje, për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit),11883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit, ndërsa inkasimi i gjobave në vitin 2018 ka qenë 8,427,711.59 €, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.
Sipas Policisë së Kosovës ajo çfarë është më shumë shqetësuese në këto statistika është fakti që nëse bëhet krahasimi në mes të vitit 2017 dhe 2018 del se gjatë vitit 2018 numri i aksidenteve është rritur 140 për qind më shumë.
Ndër tjera në prononcimin e Policisë së Kosovës thuhet se edhe shifrat e deritanishme të këtij fillimviti janë shqetësuese. Duke nisur që nga 1 janari deri në fund të marsit kanë humbur jetën 22 njerëz në aksidente rrugore.
Deri tani nuk është parë që është marrë ndonjë masë lidhur me parandalimin e aksidenteve në Republikën e Kosovës.
Sipas policisë së Kosovës, ata do të aplikojnë masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi, por duke mos treguar detaje tjera, se si do të arrihet kjo.
Një elementet kryesore që njihet si shkaktar i aksidenteve të shumta, është mos posedimi i patentë shoferit të vozitësve të cilët shkaktojnë aksidente, duke marrë jetë njerëzish dhe duke shkaktuar dëmë materiale të konsiderueshme.
Onair Tv ka hulumtuar lidhur me çmimet kryesore të autoshkollave lidhur me regjistrimin e lejes së vozitjes. Çmimi është pothuajse i njejtë në të gjitha autoshkollave me përjashtim të disa ofertave që bëhen për gratë për festën e 8 marsit.
Në një hulumtim të bërë nga OnAir, aksidentet e shkaktuar në Republikën e Kosovës që marrin jetë njerëzish, janë të shkaktuar nga burrat dhe jo nga gratë ani pse ka oferta më të lira nga autoshkollat për regjistrimin e lejes.
Sipas informacioneve të siguruara nga OnAir TV 6485 shoferëve, ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik gjatë vitit 2018. Madje sipas Kodit Penal të Kosovës, konfiskimi i patentë shoferit mund të bëhet edhe pas vendimit të gjykatës.
Por sipas Kodit Penal të Kosovës, ata që shkaktojnë aksidente mund të dënohen me burg ose edhe me gjobë. Në rastet kur i akuzuari nuk mund që ta paguajë gjobën e paraparë atëherë mund ta kompensojë me burg, por jo më shumë se tre vjet.
Por rastet e fundit të raportuara nga mediet, del që ata që shkaktojnë aksidente me pasojë vdekjen mund të dënohen deri në tri vjet. Një nga rastet për të cilat madje edhe është protestuar nga shoqëria civile, është vdekja e dy vajzave tek Rruga B të cilat ishin goditur për vdekje nga personi me inicialet L.M i cili është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg.
Ky rast kishte shkaktuar debat në opinionin publik, madje edhe me protesta për gjykatësen e cila e kishte marrë këtë vendim.
Por, sipas Kodit Penal të Kosovës me ndryshimet e reja, saktësisht sipas nenit 371 i Kodit Penal parasheh se nëse një person kryen aksident nën ndikim të alkoolit, mund të dënohet deri në 3 vjet burgim.
Nga ana tjetër një nga shkaktarët e aksidenteve në komunikacion është edhe mos rregullimi apo koordinimi i shenjave dhe semaforëve në qytetet kryesore në Kosovë. Sipas departamenti i komunikacionit rrugor të Policisë së Kosovës shifrat e fundit janë shqetësuese sepse siguria rrugore është një shqetësim i madh shoqëror dhe aksidentet rrugore janë një problem i rëndësishëm si shëndetësor ashtu edhe ekonomik me të cilin përballet Republika e Kosovës.
Por deri tani nuk është parë ndonjë masë parandaluese lidhur me numrin e madh të aksidenteve. Dikur janë bërë disa kampanja vetëdijësuese për parandalimin e aksidenteve, ndërsa tani as nuk transmetohen në ekranet televizive.
Ministria e Infrastruktures deri tani nuk ka dhënë ndonjë prononcim lidhur me vendimet, apo masat parandaluese të vetëdijësimit të qytetarëve, përveç që lidhur me atë se çfarë është duke u punuar në rritjen e sigurisë në komunikacion nga ana e Ministrisë së infrastrukturës, ministri Lekaj theksoi:
Lajmet për aksidentet e shkatuara në trafik na shqetësojnë të gjithëve. Që nga marrja e mandatit si ministër i Infrastrukturës prioritet i imi ka qenë krijimi i sigurisë në komunikacion. Kjo siguri arrihet me ndërtimin e rrugëve me standarde të larta, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq.
E kam krijuar edhe Task-Forcën për siguri në komunikacionin me ekspertë të Ministrisë dhe ekspertë të jashtëm të fushave përkatëse. Kjo Task-Forcë, është duke punuar çdo ditë në terren për të evidentuar pikat e zeza ku po shkaktohen aksidentet.