Emisioni “Pika” ka pak javë që ka nisur transmetimin në ekranin e FIRST CHANNEL dhe ka arritur që të pranohet nga audienca shqiptare, shkruan OnAir
Diskutimi në formë satirike nga autorët dhe moderatorët Shpëtim Desku dhe Valon Maloku i lajmeve që qarkullojnë në rrjete sociale dhe në mediet shqiptare dhe të huaja.
Ka disa ditë që ka nisur që të qarkullojë lajmi për një bashkim të mundshëm në mes të Kosovës dhe Shqipërisë por duket që Valon Maloku dhe Shpëtim Desku ka ca ide tjera lidhur me këtë bashkim të mundshëm.
Në emisionin PIKA ata kanë diskutuar edhe për deklaratën e Mimoza Kusari Lila.
Mos harroni ky emision transmetohet tre herë në javë në ekranin e FIRST CHANNEL, gjithashtu të gjitha pjesët mund t’i gjeni edhe në kanalin zyrtar në YouTube./OnAir