Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndarë herë pas here foto të ndryshme të realizuara gjatë seteve fotografike me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj. Së fundmi, Osmani ka publikuar një tjetër moment të kapur nga Edi mes natyrës dhe rrezeve të diellit, duke treguar se kjo pozë është ndër të preferuarat e saj.
“Fotoja ime e preferuar, nga artisti im i preferuar”, ka shkruar Arbana krah postimit, ku shfaqet me një veshje verore dhe kësaj here ekzopozon jo vetëm këmbët siç bën gjithmonë, por edhe barkun tashmë të rrumbullakosur, pasi është në pritje të fëmijës së dytë, nga lidhja me Eduartin.
Si rrallë bëjnë vajzat e famshmë kur janë në pritje të ëmbël, Arbana ka vendosur të shpalosë ekstravagancën e saj në veshje në këta nëntë muaj, që pret të bëhet sërish nënë e një djali. Me siguri sapo të nisim pushimet, Osmani do të ndajë të tjera momente të bukura të kapura nga Eduarti, i cili ndodhet gjithmonë pranë saj, pasi ata janë jo vetëm bashkëpunëtorë për programin “Dua të të bëj të lumtur”, por edhe bashkëjetues në të njëjtën shtëpi.
Kështu së shpejti moderatorja e njohur, Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë nga lidhja me regjisorin e programit të saj, Grishajn.