Nënë e bijë janë dyshja e cila në çdo projekt arrijn të prekin miliona klikime, bëhet fjalë për bilbilin e muzikës popullore Shyhrete Behlulin dhe yllin e ri të këtij zhanri Engjëllusha Salihun, shkruan OnAir
Këngëtaret kanë publikuar këngën me titull “Princesha e vëllaut tonë” këngë kjo e cila erdhi si dhuratë për festat e fundvitit për gjithë adhuruesit e muzikës popullore.
Kënga është kënduar në programin festiv të Vitit të Ri 2020 të organizuar nga produksioni Vizioni Libonia.
Pa kaluar ende shumë ditë nga publikimi kjo këngë ka arritur afro 4 milionë klikime, sukses ky i pritur nga dy emra kaq të mdhenjë të muzikës popullore./OnAir