I ka rezistuar kohës duke qenë një ndër këngëtaret që me muzikën e saj të dëgjohet nga të gjitha gjeneratat ndër vite.
Së fundmi, këngëtarja solli edhe një projekt muzikor me reperin Gold Ag, që pak a shumë e futi në rrjedhat e muzikës komerciale bëhet fjalë për perlën e muzikës shqipe Shyhrete Behlulin.
‘Edhe pse jam e angazhuar shumë nëpër dasma dhe ahengje familjare, kam gjetur kohë që në këtë verë të nxehtë të vijë me një projekt të ri muzikor është shprehur këngëtarja në një intervistë.
Shyhrete Behluli ka publikuar projektin e saj të ri i cili mban titullin “Veq ty të kam dasht” kjo këngë është baladë dhe i kushtohet dashurisë,dhe si duket është pëlqyer shumë edhe nga publiku duke arritur kështu shifrën e klikimeve deri n 1 milion.
Kujtojmë se kjo këngë erdhi në bashkëpunim me produksionin Vizioni Libonia.