Shyhrete Behluli është njëri nga zërat më të mirë që ka skena muzikore, shkruan Onair
Karrierrën e saj si këngëtare ajo e ka filluar qysh në moshë të re e nga ai moment që ajo vendosi të bëhet pjesë e muzikës e deri në ditët e sotme Shyhrete Behluli mbetet emër i suksesit.
E gjithë këtë sukses ajo e ka arritur falë punës së saj dhë përkushtimit me të vërtetë tejet të madh në muzikë, andaj në vendin tonë Shyhrete Behluli mbetet perla e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Sipas burimeve të brendshme të Onair, Shyhrete Behluli një emër dhe zë i cili ka kontribuar në vendin tonë po shpërblehet edhe nga shteti i Kosovës si qytetare nderi, ku nderohet nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.
E gjithë këtë respekt dhe vëmendje mediale Shyhrete Behluli e ka fituar falë projektetve të cilat në kohë rekord arritën të rikthehen në hite të pavdekshme. Gjenerata të njëpasnjëshme dëgjuan dhe vazhdojnë të dëgjojnë këngë të krijuara nga Shyhrete Behluli madje as ahengjet familjare nuk fillojnë pa dëgjuar zërin e një këngëtare të madhe si është Shyhrete Behlulit.
Mund të themi se sapo dëgjohet emri i Shyhretes mund ta mendoni si emër i suksesit por çfarë e bëri me të vërtetë të suksesshme atë?
Ju sjellim disa projekte muzikore të këngëtares ku edhe në YouTube ato kanë kapur shifra enorme.
“Vëlla e Motër” nga Shyhrete Behluli në bashkëpunim me reperin Gold AG kanë arritur një sukses të paimagjinuar kjo këngë përveç që dëgjohet në çdo vend ka arritur të kap shifrën e klikimeve deri në 25 milion kjo këngë është publikuar nga dyshja në Maj të vitit 2017.
Pas këtij bashkëpunimi tejet të suksesshëm për dyshen ata vendosën të vijnë sërish me një tjetër projekt i cili i dedikohet atyre që jetojnë dhe veprojnë jashtë trojeve shqiptare ky projekt mban titullin ” Gurbetqari” dhe ka arritur 8milion klikime në YouTube.
Reperi dhe këngëtarja e muzikës shqipe bashkuan sërish forcat për të sjell në treg projektin me titull “Dashnia nanës” ky projekt nuk kishte si mos të gëzojë suksesin e dy projekteteve paraprake kështu duke arritur të kap 17 milion klikime.
Një këngë tejet prekëse e me një tematik të veçantë e sjellë nga Shyhrete Behluli për tregun muzikor ishte edhe ajo e cila mban titullin “Për vajzën” dhe posedon edhe një klip tejet të veçantë edhe kjo këngë si shumë projekte të tjera të këngëtares arriti të kap milionin duke grumbulluar kështu 5 milion klikime kjo këngë është publikuar në Prill të vitit 2015.
Ndërsa një projekt tjetër po ashtu shumë i rëndësishëm i këngëtares ka qenë ai i cili mban titulli ” Hajde nuse reja jeme” kjo këngë lëshohet në çdo aheng familjar dhe padyshim që ka kapur një shifër të madhe të klikimeve deri në 9 milion klikime dhe është publikuar në vitin 2012.
Pas shumë suksesve që ajo bartë si këngëtare ajo për muzikën shqiptare bëri edhe një dhuratë duke sjell në fushën e muzikës edhe një emër tjetër që besohet të gëzojë suksesin e njejtë si të Shyhretes e ajo është vajza e saj Engjëllusha Salihu.
Engjëllusha dhe nëna e saj filluan me disa projekte të përbashkëta të cilat për kohë tejet të shpejtë arritën të rikthehen në hite.
Ato filluan me një baladë tejet prekëse me një tematikë të veçantë ” Deshti fati ” ishte projekti i tyre i parë i cili u realizua edhe me videoklip kështu duke bërë me lot shumë prej atyre që kanë pasur një histori të tillë. Ky projekt nga dyshja arriti të kap 3 milion klikime.
Pasi u pëlqyen jashtëzakonisht nga fansat nënë e bijë në vitin 2016 kanë sjell këngën me titull “Lum per mu e lum per ju” këngë kjo e cila është tipike dasmore dhe ka grumbulluar 12 milion klikime.
E për të pushtuar zemrat e të gjithëve e sidomos atyre që janë lindur dhe rritur larg trojeve shqiptare Shyhrete Behluli dhe Engji vendosën të vijnë me një bashkëpunim tjetër i cili mban titullin “Nuse Kosovare” këngë kjo e cila arriti të sigurojë 9 miliion klikime.
E projekti i dyshes i fundi i cili është publikuar një muaj më parë është kënga ” Dasma e nipit” këngë kjo e cila sapo është publikuar ka filluar të pëlqehet tejet shumë duke arritur kështu 6 milion klikime.
Këtë vit këngëtares nuk kishte si të i kalonte edhe pa një baladë,kushtuar dashurisë me një zë të veçantë Shyhrete Behluli sjell “Veq ty te kam dasht” e cila është realizuar edhe nga edhe videoklip ku këngëtarja shfaqet si një 20 vjeçare.Kjo këngë ka arritur të grumbullojë 3 milion klikime.
Kujtojmë se këngëtarja vazhdon të bashkëpunojë me produksionin më të madh në vend Vizioni Libonia.
Një tjetër projekt nga këngëtarja i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm ka qenë edhe ai me titull “Gëzim e lot” ky projekt i publikuar vite më parë ka arritur shifrën e klikimeve deri në 6 milion klikime.
Këngëtarja nuk ka harruar të bashkëpunojë edhe me ato të cilat ka filluar karrierrën muzikore të cilat njihen si bilbilat e mushtishtit. Ato bashkuan forcat dhe kanë publikuar një projekt i cili është titulluar “Shoqet” me një tematik të mbushur me nostalgji për kohën e shkuar ato së bashku arritën shifrën 8 milion klikime, shkruan ONAIR