Thonë se çdokush ka sozinë e tij diku në botë. Besojeni ose jo për veten, personazhet e famshëm janë përballur jo rrallëherë me të tjerë njerëz që duken thuajse identikë me ta.
Me nisjen e “She’s On Top” ditën e djeshme, si rubrika më e re në “E Diell”, një nga vajzat konkurrente tërhoqi gjithë vëmendjen e mundshme. Hilda Kertalli duket si një kopje e Dua Lipës dhe të themi të drejtën, në disa prej fotove të vajzës në rrjet, vështirë të kuptohet dallimi. Jo vetëm tiparet e fytyrës, por edhe pozat të shtyjnë të pyesësh: Dua apo Hilda?
Gjithsesi, siç thotë dhe vetë vajza në një nga videot prezantuese, talentin për muzikë, ajo dhe Dua nuk e kanë fort të përbashkët. (E pra, se pastaj nuk dalin llogaritë…) Sa për pamjen, mjafton të shikoni fotot e Duas pa eksperimentuar me flokët të kuqe, rozë, portokalli, për të kuptuar se për çfarë po flasim.