Aktorja e njohur shqiptare Leze Qena gjithmonë ka qenë një figurë e dashur për shqiptarët për secilin prodhim filmik apo televiziv, shkruan OnAir
Kësaj radhe është kthyer në rolin e gjyshes që na rrëfen përrallat më të bukura dhe të veçantë që bartin edhe mesazhe të rëndësishme për fëmijët.
Në njerën nga 23 përrallat që do të publikohen sot në kanalin zyrtar të OnAir Tv në YouTube gjeni edhe rrëfimin e përrallës me titull “Njeriu pa punë”. Madje gjyshja Leze na tregon historinë e një
djaloshi që kishte pritur gjithmonë që do të bëhej mirë.
Rrëfimin e plotë të përrallës së veçantë e gjeni në videon e listuar më poshtë./OnAir