Muaji Prill është ndërkombëtarisht i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për stresin, shkruan OnAir.
Në kuadër të kësaj “Innovation Center Kosovo” në bashkëpunim me një numër të madh profesionistësh, ditën e sotme lansojnë një platformë të quajtur “Stress Free Corner”. Në këtë platformë do të ketë këshilla dhe artikuj të ndryshëm për sa i përket menaxhimit të stresit.
Saranda Rexha, përfaqësuese e kësaj platforme, në një intervistë në emisionin “Alarm” tregoi se për këtë platformë është punuar për rreth 1 vit. Idea ka ardhur edhe për shkak të pandemisë në të cilën jemi duke kaluar. Kjo pandemi ka theksuar edhe më shumë nevojën për përkujdesjen për shëndetin mendor si edhe avancimin e përdorimit të teknologjisë.
Saranda gjithashtu ndau me publikun edhe disa këshilla të thjeshta për sa i përket menaxhimit të stresit. Ajo u shpreh se natyra është një ndër mënyrat më të mira që mund të na ndihmojë me stresin në përditshmëri. Gjithashtu ajo shpjegoi se për probleme më të mëdha njerëzit duhet të konsultohen me profesionistët.
Intervistën e plotë e gjeni në videon më poshtë: