Së fundmi një familje nga Gjilani ka gjetur vdekjen në Shqipëri, shkruan OnAir.
Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë konsumimi i kërpudhave.
Nisur nga kjo ngjarje si edhe popullariteti i kërpudhave, të ftuar në emisionin e mëngjesit në “ATV” ishin të ftuar Fatmir Krasniqi, kultivues i kërpudhave dhe Fehri Beqa, internist kariolog në Gjermani. Të dy shprehën mendimin se ekziston një mungesë e njohurive për sa i përket se cilat kërpudha janë helmuese dhe cilat jo. Kjo vjen për shkak se të dyja këto lloje janë mjaft të ngjashme me njëra-tjetrën.
Kultivuesi i tyre, Krasniqi ndau me publikun disa informacione se si mund të dallohen kërpudhat helmuese. Ai u shpreh se ato dallojnë nga nuhatja, gjithashtu kur zihen lirojnë një lloj qumështi. Gjithashtu në momentin kur priten, kërpudhat helmuese e humbin ngjyrën.
Krasniqi gjithashtu ndau me publikun edhe disa këshilla se si kërpudhat e ngrënshme mund të ruhen sa më mirë dhe gjithashtu edhe vlerat e ndryshme ushqyese që ato kanë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: