Të shumtë janë qytetarët të cilët bien pre e skemave të ndryshme të mashtrimit, shkruan OnAir.
Një prej tyre është edhe Bukurie Sadiku nga Ferizaj e cila i dha një sasi prej afro 9 mijë eurosh një bashkëqytetari që pretendonte se quhej Ahmed dhe se do e ndihmonte që të rregullonte dokumentacionin e nevojshëm për operimin në zemër.
Prej kohësh ky qytetar i kërkonte shuma të ndryshme të hollash dhe paraqiste justifikime të ndryshme se përse operacioni ende nuk po kryhej. Momenti në të cilin e kuptuan se ishte një mashtrim ishte kur Bukurie së bashku me të bijën u lanë prej disa ditësh në një hotel në Prizren, me pretendimin se ishin rrugës në Tiranë për të realizuar operacionin.
Për “Klan Kosova” ajo shprehet se viktimë e kësaj skeme mashtrimi kanë rënë edhe familje të tjera.
Ndërkohë stacioni policor në Ferizaj bën të ditur se i dyshuari është arrestuar. Gjykata themelore e këtij qyteti ka marë masën “paraburgim” për një periudhë 1 mujore.