Mbrëmjen e kaluar u zhvillua ndeshja Spanjë – Kosovë, shkruan OnAir.
Duke qenë se ndeshja u zhvillua në Spanjë, mundësia e vetme për ta ndjekur ishte nëpërmjet transmetimit live në televizon. Shumë persona preferuan që ta shihnin ndeshjen me shoqërinë e tyre nëpër lokalet e ndryshme të Prishtinës.
Pavarësisht pritshmërisë së pakët për fitore në këtë ndeshje, tifozët krijuan një atmosferë mjaft të bukur nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjithsesi kjo atmosferë u ndikua nga masat e pandemisë, për shkak se në orën 22:00 lokalet u mbyllën. Kjo gjë solli që ndeshja të ndiqej nga tifozët së bashku vetëm në pjesën e parë.