Dy ditët e fundjavës korresponduan me ditë të festave zyrtare e për rrjedhojë për shumë qytetarë edhe dy ditët e para të javës kanë qenë ditë pushimi, shkruan OnAir.
Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë lëvizur diku tjetër për ti kaluar këto ditë. Kjo dukej edhe nga pamjet e sheshit ditën e sotme teksa ishte thuajse i zbrazët me shumë pak kalimtarë.
Gazetarja e terrenit e emisionit të mëngjesit në “ATV” pyeti qytetarët se cilat ishin destinacionet e tyre më të preferuara. Shumë prej qytetarëve u përgjigjën se ishin drejtuar drejt vendeve fqinje si Shqipëria dhe Mali i Zi.
Ata qytetarë të cilët kishin mbetur në Prishtinë shpreheshin se pamja e zbrazët e sheshit u sillte ndjesi negative. Kjo dhe për shkak të ngjashmërisë që kishte me vitin e kaluar gjatë kohës së karantinës.
Reagimet e plota të qytetarëve mund ti ndiqni në videon më poshtë: