Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë çift shumë i dashur për publikun.
Që të dy ndajnë profesione të ndryshme, por janë të suksesshëm secili në punën që bën.
Sinani dhe Andrra janë prindër të një djali, i cili quhet Ansi, por në paraqitjet e tyre publike kanë shprehur vazhdimisht dëshirën për një fëmijë të dytë.
Madje, ditë më parë, fansat e pyetën në Instagram, Andrrën se kur planifikon fëmijën e dytë, ajo u përgjigj “Kur të jetë kësmet”.
Në fotografinë e fundit, ajo shfaqet me një fustan të ngushtë, ku i duket barku paksa i rrumbullakosur, imazh ky që ngjalli dyshime rreth shtatzënisë se Andrrës.
Se a po bëhen prindër për herë të dytë çifti i njohur, mbetet të shihet ditëve në vijim.