Në qytetin e Prizrenit aktualisht po zhvillohet fushata e testimeve të shpejta, shkruan OnAir.
Ky proces po zhvillohet me ritme shumë të shpejta. Testimi ofrohet nga qendra kryesore e mjekësisë familjare në Prizren. Personeli që po merret me zhvillimin e këtyre testimeve tregon se interesi nga qytetarët ka qenë mjaft i lartë. Gjithashtu 20% e të testuarve kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.
Gjithashtu edhe qytetarët e pyetur nga “Klan Kosova” u shprehën se kjo ishte diçka për tu vlerësuar.