Ndër reperet më të pëlqyera dhe të suksesshme në tregun shqiptar, Tayna i ka më se të merituara disa pushime, shkruan OnAir.
Në ndryshim nga shumica e fytyrave publike Tayna nuk vendosi të vizitojë Dubain për këto pushime, por një vend tjetër. Në llogarinë e saj në Instagram ajo postoi video nga pamja e dhomës së saj në Ishujt Maldive. Tashmë të gjithë jemi duke pritur disa super foto prej saj.
Kujtojmë se së fundi artistja ka lansuar dy projekte të cilat u pritën mjaft mirë nga publiku, “Magdalena” në bashkëpunim me Florin dhe “WTF” në bashkëpunim me reperen angleze Ivoriana Doll. Gjithashtu bëhet e ditur se ka përfunduar edhe një projekt tjetër me një nga reperat më në zë të momentit Don Xhoni.