Motrat Mustafa gjithmonë kanë ditur se kur të publikojnë projekte muzikore dhe çfarë tematike të prekin dhe kështu kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm, shkruan Onair
Sa herë përmendet emri i tyre gjithmonë na shkon mendja tek hitet e shumta të cilat ani pse mund të kenë vite që janë lansuar ato vazhdojnë të dëgjohen dhe të përmenden edhe sot.
Ato shpesh herë din të bëjnë surpriza për fansat e tyre me projekte madhështore të cilat i publikojnë në treg.
Sot tregut muzikor do t’i shtohet një nga projektet më të veçanta të karrierës muzikore të dyshes së rekordeve muzikore. Ato kanë vendosur që sot të ju surprizojnë me këngën me titull “Çika e nanës”.
Kjo këngë është shkruar nga kompozitori Ilir Berani, ndërsa orkestrimi Virusi.
Ky projekt i ri nuk ka dyshim që do të prekë majat e suksesit e aq më shumë kur brenda këtij projekti do të shohim edhe nënën e Motrave Mustafa.