Këngëtarja e njohur Albina Kelmendi sonte në orën 18:00 do të publikojë projektin e saj më të ri me titull “Nuk e pranoj”, shkruan OnAir
Kënga flet për një histori dashurie pa fund të lumtur, dhe për një ndarje që nuk pranohet nga këngëtarja e njohur e cila gjithmonë është cilësuar si një nga vokalet më të mira shqiptare.
Rikujtojmë që këngëtarja e njohur ka qenë pjesë edhe e formatit të njohur televiziv “THE VOICE” dhe është konsideruar një emër shumë i suksesshëm dhe i talentuar.
Mos harroni sonte në orën 18;00 publikohet projekti i njohur i këngëtares./OnAir