Xixa Music edhe këtë vit kanë vendosur që të surprizojnë ndjekësit me disa premiera ekskluzive dhe këngë që po kthehen në hite për kohë rekord, shkruan OnAir
Pikërisht sot në ora 18:00 do të publikohet edhe projekti i ri i Motrave Mustafa të cilat kanë vendosur që të sjellin këngën “Dashni në thonjëza “.
Teksti dhe muzika nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimi Miti Geci.
Kujtojmë që Motrat Mustafa gjithmonë kanë publikuar projekte muzikore të suksesshme që janë kthyer në hite dhe që i kanë rezistuar më së shumti kohës./OnAir