Konsiderohet si një format televiziv shumë i suksesshëm që gjithmonë arrin që të sjell të ftuar ekskluziv, shkruan OnAir
Nuk e keni shumë të vështirë për ta kuptuar që po flasim për Ora e Pasditës.
Sot tek Ora e Pasdites, vjen rrëfimi i mikrobiologut Lul Raka, i cili na shpjegon më shumë rreth faktit se a e kemi humbur luftën kundër Covid19. Në çfarë pozite gjendet Kosova por edhe i gjithë rajoni do ta kuptojmë vetëm sot.
Një pjesë të pasdites do t’ia kushtojmë edhe njërit prej njerëzve kryesorë të mjekësisë shqiptare, Dr. Simë Dobreci, i cili u largua nga kjo botë vetëm një ditë më parë. Përmes rrëfimit të realizuar në vitin 2012, do të kuptojmë më shumë rreth kontributit të madh të këtij njeriu.
Në kuzhinë sonte me Florinën gatuajmë mini lazanje me patëllxhanë.
Mos e harroni Lumin me Delinën me rubrikat e tyre.
Të gjitha në ora 16:35 vetëm në Klan Kosova.
Përveç kësaj mund ta ndiqni edhe live në YouTube./OnAir