Tashmë edhe produksioni i njohur dhe i suksesshëm ARBONI ka nisur me publikimin e projekteve të shkëputura nga xhirimet e Vitit të Ri 2020, shkruan OnAir
Në mesin e shumë projekteve të suksesshme edhe këtë vit do të publikohen këngë që pritet të listohen në mesin e këngëve më të suksesshme.
Sot duke nisur që nga ora 15:00 në kanalin zyrtar të Arboni do të publikohen tri premiera.
Këngëtarja e njohur Remzie Osmani do të publikojë projektin me titull “Qika jonë”, ndërsa në ora 17:00 do të publikohet projekti i Adnan Dacit.
Po në të njejtën orë do të publikohet edhe një projekt nga këngëtarja Afërdita Elshani.
Shumë surpriza nga produksioni Arboni./OnAir