Lidhja midis personazheve të famshëm të estradës dhe fansave të tyre është duke u bërë gjithnjë e më e madhe, shkruan OnAir.
Së fundmi është lansuar një aplikacion i quajtur “STARPOKES” i cili e çon këtë lidhje në një tjetër nivel. Për emisionin “Sot”,Arbër Skënderi tregoi me më shumë detaje se si funksionon ky program. Kjo platformë konsiston në video të personalizuara që fytyrat publike i bëjnë enkas për fansat e tyre që u a kërkojnë për raste të ndryshme.
Tashmë në këtë platformë gjendet një numër i madh i yjeve nga fusha të ndryshme si televizioni, muzika, kinematografia etj. Disa nga emrat e personazheve VIP pjesë e tij janë Roza Lati, Eva Murati, Majk etj.
Skënderi tregon se ka për synim që së shpejti ky aplikacion të kthehet në diçka globale.
Aplikacioni është tashmë i gatshëm për tu shkarkuar në të gjitha platformat IOS dhe Android si edhe në versionin web.