Masat e reja të miratuara nga qeveria duket se do të aplikohen edhe në “Qendrën studentore”, shkruan OnAir.
Studentët kanë reaguar ndaj një mbylljeje të mundshme të konvikteve dhe të mensës studentore. Për të dhënë më shumë detaje, me anë të një lidhjeje direkte ishte i ftuar në emisionin “Sot” Esat Berisha. Ai është kryetar i parlamentit studentor në “Universitetin e Prishtinës”.
Ai tregon se nuk ka të dhëna që konviktet të jenë kthyer në burime infeksione, kjo dhe për faktin se të gjitha masat e mëparshme janë zbatuar me përpikmëri.
Gjithashtu ai shprehet se masat që kanë qenë në fuqi gjatë këtij viti arsimor kanë ndikuar në zhvillimin e procesit mësimor. Ai shprehet se më të prekurit janë studentët e viteve të para.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: