Afërdita Demaku dhe Dona Janova janë shembulli më i mirë që kombinimi nënë e bijë në skenë është ideale për tregun muzikore shqiptare, shkruan Onair
Ato kanë arritur që me bashkëpunimet e tyre të kapin majat e suksesit dhe të arrijnë miliona klikime në YouTube.
Një nga këngët që ka pasur klikime dhe është diskutuar shumë ka qenë padyshim potpuria që ato e kanë kënduar në xhirimet e Vitit të Ri tek produksioni Vizioni Libonia.
Kjo potpuri tashmë ka arritur majat e suksesit dhe ka nisur rrugëtimin për milion e dytë.