Vitin e kaluar të gjithë jemi dëfryer me hitin e Dafinës, këngën e titulluar “Vuj, vuj,vuj”, shkruan OnAir.
Kjo këngë aktualisht numëron 23 milion klikime në platformën Youtube, një tjetër element që dëshmon suksesin e këtij projekti. Si duket Dafi nuk ka ndërmënd që ta harrojmë aq lehtë këtë këngë.
Në postimin më të fundit në llogarinë e saj në Instagram ajo ka postuar një video ku shfaqet së bashku me ekipën e saj. Këtë postim ajo e ka shoqëruar me përshkrimin “Sapo përfunduam punën për pjesën e dytë të “Vuj, vuj, vuj”.
Ndonëse ende nuk kemi një datë publikimi, mund të shpresojmë që këngëtarja do ta sjellë këtë projekt të ri në stinën e nxehtë të verës ashtu siç e do edhe zakoni.
View this post on Instagram