Gjatë mbledhjes së sotme në kuvend u prezantua programi qeverisës, i cili ngjalli diskutime të shumta, shkruan OnAir.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ishte një ndër ata persona që kishte kritika të shumta rreth këtij programi. Tahiri u shpreh se ky program tregon se qeveria aktuale nuk ka as ekip e as vizion. Ai shtoi se deklarata politike po shitet si një program. Kjo gjë pasi sipas tij në këtë plan nuk ka asnjë veprim dhe masë konkrete.
Tahiri parashikoi se me këtë plan qeveria do të dështojë që në vitin e parë të qeverisjes. Gjithashtu ai vuri në dukje se disa tema nuk janë trajtuar në mënyrën e duhur si për shembull: pandemia, ekonomia, ndihma për shtresat në nevojë dhe roli i SHBA.
Deklaratën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: