Përputhen është aktualisht një nga programet më të komentuara nga publiku. Çdo gjë që protagonistët bëjnë ose veprojnë analizohet në mënyrë të imtësishme nga fansat dhe jo vetëm, shkruan OnAir.
Mbrëmjen e kaluar ishte takimi Sara – Andi. Një takim ky që befasoi jo vetëm publikun, por edhe vetë protagonistët e programit. Kjo habi erdhi jo vetëm për shkak të puthjeve që janë shkëmbyer midis protagonistëve, por edhe nga fakti se Jasmin dhe Sara janë parë mjaft të afërta me njëra – tjetrën.
Gjatë komentimit të këtij takimi u vunë re tone të larta të bisedës midis tre protagonistëve të këtij trekëndëshi të ri që është formuar në këtë emision.
Në fund të puntatës Jasmin zgjodhi sërisht Andin për një takim. Mbetet për tu parë se si do të vazhdojë marrëdhënia e të dyve, si edhe shoqëria që ishte krijuar midis dy vajzave.