“Doruntina”, titullohet kënga e re e reperes nga Prizreni të cilën e shfaq me emrin real të saj.
Ky projekt i këngëtarës Shala është xhiruar në disa vende të Prishtinës, e që një njërin prej tyre ka qëlluar të jetë edhe rivalja e saj, Rina Balaj.
Rina, në llogarinë e saj personale, Instagram ndau një fotografi me ndjekësit teksa shfaqet në vendin e njëjtë ku Tayna ka xhiruar videoklipin.
Siç duket ky vend i ka bërë bashkë dy ‘rivalet’ e skenës muzikore, të cilat nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën.
Duhet theksuar se ky klip i Taynës është xhiruar para disa ditësh ndërsa Rina sot ka kaluar pak kohë në lokalin e njejtë.
Sido që të jetë me tu publikuar kënga ka filluar të pëlqehet nga fansat e shumtë të Taynës.