Reperja e njohur Tayna së fundmi ka shijuar suksese të njëpasnjëshme me anë të projekteve të saj muzikore, shkruan OnAir.
Aktualisht ajo është në pushime të merituara në Maldive. Gjatë këtyre pushimeve ajo ka ndarë me ndjekësit foto dhe video të shumta.
Një ndër postimet që tërhoqi më shumë vëmëndje ishte një i bërë në insta-story. Në foto ajo kishte publikuar një çift të moshuarish dhe e kishte shoqëruar me mbishkrimin:
“Këta mund të ishim ne, por unë lodhem nga njerëzit pas 5 ditësh”
Kujtojmë se Tayna e ruan me fanatizëm jetën e saj personale dhe asnjëherë nuk ka qenë e përfshirë në skandale për këtë pjesë. Me sa duket pikërisht kjo gjë i ka bërë fansat që të spekulojnë. Tashmë vend për spekulime nuk ka pasi ajo e ka treguar vetë çdo gjë.