Aferdita Demaku është ajo këngëtare e cila kërkohet shumë nga publiku, këngët e saj të cilat ajo i publikon në tregun muzikor gjithmonë arrijnë të kapin miliona klikime, madje edhe mijëra komente pozitive, shkruan OnAir.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri “Fmija jonë”, e cila është dedikim për dashurinë e prindërve për të gjithë fëmijet e tyre.
E padyshim se një këngë me kaq emocion , dhe e kënduar me shumë dashuri nga këngëtarja gjithsesi se është pëlqyer nga e gjithë audienca, madje ka arritur afro 1 milion klikime.
Së fundmi Aferdita vendosi që këtë këngë të këndoj në një version të shkurtë dhe pak më ndryshe bashkë me fëmijet e saj Donen dhe Pimin.
E rrethuar nga të dyja anët me fëmijet e saj ajo i’u këndon atyre me shumë dashuri disa nga pjesët e tekstit të këngës, dhe në një moment është Dona dhe Pimi ata që këndojnë “Nana jonë zemra jonë, të paçim gjithmonë çdo lutje çdo dëshirë ti me kanë sa ma mirë”.
Përveç kësaj ata shfaqen edhe mjaft atraktiv në këtë video, dhe me shumë dashuri.
Shikojeni të plotën duke klikuar në videon e listuar më poshtë./OnAir