Kohët e fundit Atdhe Xharavina është kthyer në një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale dhe jo vetëm, shkruan OnAir.
Fillimisht ai tërhoqi vëmendjen e publikut me paraqitjen e tij në programin televiziv “Përputhen” ku shpejt u kthye ndër të preferuarit e publikut. Pavarësisht kësaj duket se as ai nuk mundi ti shmangej dramave të cilat ndjekin pas personazhet e këtij programi. Kjo bëri që ai të përflitej akoma edhe më shumë dhe në disa raste edhe negativisht.
Në këtë intervistë për emisionin “No Filt”, Atdheu u përgjigj disa nga pyetjeve rreth skandaleve të ndryshme që së fundmi e kanë rrethuar figurën e tij. Ai e bëri këtë gjë në mënyrën që ai di më së miri, nëpërmjet një takimi 4 minutësh.
Atdheu tregoi se programi “Përputhen” nuk ka bërë asnjë ndryshim në karakterin e tij. Gjithashtu ai tregoi se reagimi pozitiv i publikut ishte një befasi mjaft e madhe si për familjen ashtu edhe për rrethin e tij të ngushtë shoqëror.
Duke iu referuar skandaleve më të fundit, Atdheu sqaroi edhe konfliktin që kishte me ish-pjesëmarrësen Shqipe Hysenaj. Ai tregoi se e gjithë situata ishte një keqkuptim dhe se nuk ka pasur asgjë personale me ish konkurrenten. Gjithashtu ai rrëfeu në këtë intervistë se në fillim të programit ata kanë pasur edhe shoqëri së bashku. Një deklaratë të ngjashme e ka dhënë edhe Shqipja.
Për t’iu përgjigjur pyetjes rreth përputhjes me ndonjërën nga konkurrentet ai u shpreh se kjo është diçka mjaft e vështirë të arrihet brenda programit. Sipas tij, kjo ndodh për shkak të presionit të madh që ekziston brenda atij formati.
Intervistën e plotë të Atdheut mund ta gjeni në videon më poshtë.