Listohet në mesin e këngëtareve më të dashura shqiptare që po arrin rekorde të klikimeve me secilin projekt të publikuar, shkruan OnAir.
Nuk e keni shumë të vështirë për ta kuptuar që po flasim për këngëtaren e njohur Engjellusha Salihu.
Kohë më parë në programin festiv tek produksioni Vizioni Libonia këngëtarja ka prezantuar këngën “Tezes i vjen era nanë”, këngë kjo e cila është pëlqyer nga të gjithë dhe sot numëron afro 8 milionë klikime.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke u nisur nga fakti që Engji gjithmonë ka arritur të publikojë projekte muzikore të suksesshme.
“Tezes i vjen era nanë” gjendet në linkun e mëposhtëm./OnAir