Ish ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka dhënë një përgjigje ndaj presidentit i cili pati akuzuar për themelimin e organizatës terroriste “Syri i Popullit”.
“Ne e kemi paditë presidentin për këto deklarata. Lënda është në gjykatë. Kjo është një shpifje. Kjo është më e rëndë dhe serioze se shpifja.” – ka thënë Konjufca, në Debat Plus.
Ai deklaroi se kjo deklaratë e Thaçit përbënte fazë të re në politikën e Kosovës për shkak se po provohej eliminimi politik i kundërshtarëve të tij.
Ai akuzoi presidentin Thaçi se qëndronte prapa kompanive të sigurimeve, kompanive të ndërtimeve dhe kompanive të gurthyesve.