Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të jetë i bindur në arritjen e një marrëveshjes ligjërisht obligative me Serbinë, pas së cilës Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’i bashkohen Kosovës.
Pas takimeve gjatë ditës së sotme me krerët tjerë institucional, kreu i shtetit ka ripërsëritur se në Bruksel do ta shtrojë kërkesën e liderëve të Luginës së Preshevës që ato komuna me shumicë shqiptare t’i bashkohen Kosovës.