Po e përsërit edhe njëherë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim të territorit dhe nuk do të ketë Republikë Serbe në Kosovë.
Kështu po ripërsërit qëndrimin e tij presidenti i vendit Hashim Thaçi, në konferencën e pestë të ambasadorëve.
Presidenti po thotë se asnjëherë nuk kanë lejuar që në Bruksel të hapet çështja e ndarjes apo e shkëmbimit të territoreve dhe as në të ardhmen nuk do të pranojmë të hapen këto çështje.