Sot në vendin tonë por edhe në të gjithë botën myslimanët po festojnë Kurban Bajramin, festë kjo e cila njihet me therjen e kurbanit. Ky rit fetar është kryer edhe nga shumë qytetarë në Prishtinë.
Pasi që është bërë falja e namazit të Bajramit, shumë qytetarë në tregun e kafshëve në kryeqytet kanë bërë therjen e kurbanëve, por kushtet ku u kryente therja nuk ishin adekuate
Mungesa e thertoreve të licenuara në rrethinën e kryeqytetit kishte bërë që qytetarët të orientoheshin në thertoren që gjendet në tregun e kafshëve, ani pse ajo nuk i plotësonte as kushtet më elementare të higjienës.