Ky është momenti dramatik, kur dy qenë iu kundërvunë një tigri, që shkoi në një vendbanim duke notuar nëpër lumë.
Kafshët shtëpiake lehën fuqishëm dhe e zmbrapsën kafshën grabitçare që duket se ka pasur shënjestër dy fëmijë që po luanin në atë fshat të Katarnias, që ndodhet në pjesën kufitare të Nepalit
Filmimi është shumë i dobët, por mjafton të shihet se si tigri u largua me shpejtësi, megjithëse ndiqej prej dy kafshëve shumë më të vogla.
Nuk është e zakontë që këto gjallesa të hynë nëpër vendbanime, por duket se nxehtësia e madhe ka bërë që të humbë kontrollin derisa po freskohej në ujë.