Përbërësit:
3 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë të çajit vaj
1 gotë të çajit qumësht
1 pluhur pjekurinash
100 gr spinaq
miell
krem shllag/pana
Përgaditja:
Hapi 1
Vezët dhe sheqerin derdhni në një enë të thellë. Përzieni me mikser rreth 5 minuta, pastaj ia shtoni qumështin dhe e vazhdoni përzierjën.
Hapi 2
Spinaqin pastroni dhe vendosni në blendar përmbi ia shtoni 1 gotë vaj vegjetal dhe e grimconi.
Hapi 3
Miellin, pluhurin e pjekurinave, spinaqin ia shtoni enës dhe e përzieni rreth 10 minuta.
Hapi 4
Brumin e fituar e derdhni tek ena e pjekjes dhe piqeni në furrë për rreth 30 minuta.
Hapi 5
Pas pjekjes, torten ndajeni më dysh e lyejeni me krem shllagun/pananë e rrahur.