Ditët e fundit ngjarja e ndodhur në shkollën “Faik Konica” ka tronditur të gjithë opinionin publik, shkruan OnAir.
Duke marrë shkas pikërisht nga kjo ngjarje, nxënësit e gjimnazeve të ndryshme në Prishtinë kanë organizuar një protestë. Protesta do të ndodhë ditën e mërkurë dhe do të jetë në formën e një marshimi paqësor në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Disa prej tyre ishin të ftuar në studion e emisionit “Alarm” për të dhënë më shumë detaje rreth kësaj nisme. Ata tregojnë se kjo nismë lindi jo vetëm për shkak të kësaj ngjarje që është bërë publike së fundmi, por edhe për raste të tjera të ngjashme të cilat mund të mos jenë të publikuara.
U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në këtë protestë ditën e mërkurë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: