Dy motrat këngëtare Gresa e Besiana Behluli kanë arritur suksese të shumta në tregun muzikor me projektet e tyre. Vajzat e këngëtares së njohur Shkurte Fejza e ndoqën rrugën e nënës së tyre e cila njihet edhe si bilbili i Kosovës.
Ata patën fatin që krahas Shkurtes të fitojnë emër e më pas të futen suksesshmën në botën e artit.
Krahas karrierës ato kanë edhe një raport shumë të mirë si motra, ku shumicën e kohës i shohim bashkë.
Megjithëse u përfolën për ‘rezervat’ që po i mbajnë sa i përket jetës private duke mos i shfaqur bashkshortët në publik.
E për t’ia dëshmuar njerëzve se pa ndonjë arsye të veçantë nuk shfaqen me ta, ato mbrëmë janë parë të gjithë bashkë duke kaluar momente të mira madje ato nuk gjenden aktualisht në Kosovë por në Turqi.