Këngëtarja e njohur kosovare Morena Taraku, ka kohë prej se është në qëndër të vëmendjes së shtypit rozë.
Fillimisht, për romancën e nisur me miliarderin Sasha Sobhani, e më pas përfundimin e kësaj romance që rezultoi e afatshkurtër.
Pas ndarjes, dyshja ‘sulmuan’ njëri tjetrit në rrjete sociale, që kur Morena publikisht e quajti gay, e ish i dashuri i saj nuk qëndroi i heshtur për këtë pjesë.
Foto që ai publikonte me femra, ishin një kundërpërgjigje ndaj këngëtares, derisa kjo e fundit vazhdonte me deklaratat për të.
Gjithsesi, historia e tyere tashmë ka përfunduar dhe këtë e dëshmon kthimi i Morenës në Stamboll.
E një postim i bërë në Instastory, ngriti dyshimet për mbrëmjen e shkuar të Morenës, nëse e kaloj e vetme apo jo.