Shkolla fillore ” Tre dëshmorët e shkollës shqipe” është ndërtuar rreth 60 vite më parë, shkruan OnAir.
Kjo shkollë ndodhet në fshatin Uçë të Istogut dhe është një dëshmi e luftës për arsim që populli shqiptar ka pasur. Ende kjo shkollë mbetet një gërshetim i të shkuarës dhe të ardhmes.
Përpjekjet për arsimim në gjuhën shqipe nuk mund të quhen të plota pa llogaritur edhe odat e shumta në këtë fshat. Ibish Fekaj një nga banorët e fshatit, shprehet për “KTV” se po të mos ishte për këto oda, populli shqiptar do të ishte tashmë i asimiluar.
Në këtë fshat pritet të ndërtohet një muze për të përkujtuar pikërisht këto përpjekje. Mësohet se ky muze ka përfunduar tashmë fazën e parë të projektimit.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: