Vajza 22-muajshe Ella nga Teksasi vazhdimisht arrinte të dilte nga dhoma e gjumit më saktësisht nga shtrati i thellë që të luante me vëllanë e madh, dhe kjo e brengoste nënën e saj që assesi nuk mund ta kuptonte se si po ia del
Kështu nëna e saj Becca, 32-vjeçe, vendosi të instalojë një kamerë në dhomën e Ellas, e cila sapo e kupton që nëna nuk është aty vihet në aksion – nxjerr nga shtrati gjitha lodrat, çarçafët dhe jastëkët e batanijet për t’ia lehtësuar punën.
Ajo mbeti e habitur kur pa të bijën që bënte çmos që të shkoj në dhomën e vëllait 3-vjeç Luke, duke përdorur gjësendet si shkallë të drurit ashtu siç veprojnë edhe të rriturit.
Për shkak të këtij veprimi vogëlushja po cilësohet si një vajzë shumë inteligjente, ndërsa pamjet e publikuara në internet nga e ëma janë bërë virale në internet.