Ajo është një prej vajzave më të përfolura të këngëtares Shyhrete Behluli.
E tash, Engjëllusha Salihu ka kohë që për publikun e gjerë është bërë e njohur si një këngëtare me zë shumë të mirë gjë që ka bërë që ajo të depërtojë shumë lehtë në tregun e tanishëm muzikorë.
Bukuroshja e cila për shumë kë njihet fal hitit “Kanagjegji” sot në llogarinë e saj të hapur për publikun në “Instagram” ka publikuar një imazh me çka ka treguar se është duke bërë xhirimit e videoklipit të ri.
E veshur me një fustan të gjatë solemn i cili merr ngjyrën gri falë shkëlqimit të shumtë, ajo ka dhënë një paraqitje të shkëlqyer para syrit të aparatit fotografik këtë të hënë
.Njëjtë sikurse edhe e ëma, Salihu njihet për ngjyrën e bardhë të flokëve dhe për volumin e konsiderueshëm që kanë flokët e saj.Ajo pritet të vije në bashkëpunim me nënën e saj, dhe këtë informacion e ka ndarë vet me ndjekësit e shumtë që i ka në rrjetet sociale.