Ajo njihet si vajza e Shyhrete Behlulit, meqë ende vazhdon të jetë nën petkun e famës së të ëmës.
Sidoqoftë, këngëtarja e re e skenës muzikore, Engjëllusha Salihu me të dalë para publikut, ka fituar vëmendjen e tyre.
Në fakt, ishte kënga “Kanagjegji” ajo që i dha emër asaj.
Tanimë, Engji vazhdon ta përcjellë Shyhreetn nëpër ahengje. Kështu, edhe ajo do shkojë hapave të nënës së saj.
Engjin edhe në klipe kemi pasur mundësi ta shohim të rregulluar e me veshje elegante dhe moderne.
Ajo kësisoj është paraqitur sot. Fotografinë e ka publikuar në Instagram, ku shihet e veshur me një fustan të gjelbër që i shkon shumë asaj.