Në disa raste duket se të humbasësh shikimin është më e dhimbshme se sa të lindësh i verbër, shkruan OnAir.
I këtij mendimi dukej se ishte edhe Fjolla Muhaxhiri-Agusholli, e cila e kishte mjaft të vështirë në momentin e parë kur humbi shikimin. Ajo për 20 vite ka pasur shikim të plotë e më pas për të çdo gjë ndryshoi duke e bërë që në ato momente ajo të braktiste çdo ëndërr si edhe studimet e saj.
Më pas ajo gjeti forcën që vazhdonte të jetonte ashtu si kishte bërë më parë. Aktualisht ajo ka mbaruar studimet si edhe është bashkëautore e dy librave. Gjithashtu ka krijuar edhe një familje mjaft të mirë.
Tashmë ajo merret edhe me luftimin e stigmës që ekziston në shoqëri ndaj personave të verbër dhe shprehet se sikurse ajo, edhe të tjerë kanë potencial për arritje të shumta nëse u jepet mundësia.
Për të mësuar më shumë klikoni në videon më poshtë: