Ndërsa pres e ulur, do doja të kisha përballë për të të thënë diçka.
Duhet ta kisha bërë më herët. Jo sepse tani, një skaner detektoi diçka në gjoksin tim. Jo sepse mjekët ranë dakord që unë duhet të shtrohesha menjëherë në spital, për disa analiza edhe më të specializuara. Jo sepse unë tani gjenden e ulur në një shtrat dhe pres që mjeku të më konfirmojë se çfarë po zhvillohet brenda meje.
Unë e di se çfarë mund të jetë.
Unë e di se çfarë mund të ndodhë.
Thjesht nuk duhet të kisha pritur këtë moment për të të thënë se gjatë jetës njerëzit do të mundohen të ndyejnë zemrën tënde të pastër, do të duan të heqin copëza nga ty, për të të transformuar si duan ata, por ti duhet t’i qëndrosh besnik vetes.
Mos i beso dikujt kur të thotë se je i pavlerë.
Mos u ndje keq, kur “pëlqimi” jot i parë do të donte që ti të ishe dikush tjetër. Kërko për dikë që të pranon si je.
Njerëzit gjithnjë do të kenë synime egoiste dhe do të bëjnë çmos që t’i të besosh se nuk ke asnjë zgjidhje tjetër e duhet të bësh ç’thon ata.Këto përpjekje ndodhin kaq shpesh sa shumë gra mendojnë se është normale. Shumë janë të mpirë nga ndjesia e humbjes së një pjesë të vetes. Sakrifica kthehet në një zakon. Më vjen keq që nuk të kam mësuar më herët të thuash “JO” e ndoshta tani mund të jetë vonë! Por nuk bëj keq nëse ta them tani ! Thuaji JO njerëzve që shkelin mbi dinjitetin tënd, parimet dhe vlerat e tuaj.
Jo, mos e prano mungesën e besimit të të tjerëve në potencialin tuaj.
Jo, mos lejo askënd të vërë dorë mbi ty.
Jo, mos përdor asgjë tjetër përveç trurit tënd për të bërë punën tënde mirë.
Jo, mos e zhvlerëso veten për fitimin tënd financiar.
Të bësh këtë, do të të bëjë të fortë. Ata që përpiqen të dobësojnë gëzimin, besimin, zemrën, kontrollin, ose krenarinë, nuk e meritojnë kohën dhe vëmendjen tënde.
Ndërsa unë rri këtu, duke pritur për të dëgjuar rezultatet e testit tim, ka edhe një gjë që duhet të dish: unë jam e frikësuar, por pa marrë parasysh se çfarë ndodh, unë kam forcën për të mbijetuar atë për shkak të gjithçkaje që më keni dhënë që nga dita e parë që të dhashë zemrën time, dhe që duke ju dhënë kurrë, asnjëherë nuk u ndie si një sakrificë./Living