25-vjeçari ditën e sotme do të jetë në Romë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore te Lazio.
Lazio dhe skuadra austriake Red Bull Salzburg kanë arritur tanimë marrëveshjen.
Edhe pse nuk është zbuluar ende, mediat italiane besojnë se Berisha do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Lazion.
Berisha kishte një vit të jashtëzakonshëm me Salzburgun duke shënuar 13 gola e duke asistuar në 11 të tjerë.